Politike

ME VIDEO/ Qytetari i shitur tregon skemën: Erdhën bosat me makina policie të mbushura me lekë, 200 mijë lekë për 4 vota m

28 Prill 2021, 15:45 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Qytetari i shitur tregon skemën: Erdhën bosat me makina

TIRANË– Një qytetar ka treguar se e ka shitur votën e tij. Në një video-rrëfim për Syri.net, qytetari shprehet se ‘bosat’ i kanë shkuar me makina policie të mbushura me lek dhe i kanë dhënë 200 mijë lekë për katër vota.

Ai betohet në Kishën e Laçit se ka parë gjithçka me sytë e tij se si shumë njerëz kanë vepruar në këtë mënyrë për t’i dhënë kryeministrit Edi Rama mandatin e tretë.

“Ka ardhë makina e policisë me lekë. Se nuk i ndalon kush policët. Kanë marrë bosat. Me makinë policie, i kam parë vetë. Edi Rama për Kishë të Laçit, e ka fitu me lekë se nuk e fitonte ndryshe. Unë 200 mijë lekë i mora për 4 votat e mia. Në korridor më ka ardhë dhe më tha, 200 mijë lekë për 4 vota. Të kish dalë tjetri me 55 mijë lekë, ja kisha dhënë atij tjetrit. Këtë e kam marrë nga Edi Rama, 4 copa,”- thotë qytetari.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 14:15

TIRANË– Vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në rang vendi! Deri më tani me kutitë e hapura, vendin e parë si më i votuari është numri...