Politike

Petrit Vasili: 20 vota të LSI-së ia kaluan PS-së në Durrës, ja çfarë ndodhi gjatë procesit të numërimit

28 Prill 2021, 14:43 Nga DOSJA
Petrit Vasili: 20 vota të LSI-së ia kaluan PS-së në

DURRËS– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar tjetërsimin e votave në Durrës.

Në një deklaratë për mediat, Vasili teksa publikoi disa foto tha se nga qindra kuti që janë për t’u numëruar, vetëm në 4 kutitë e para janë gjetur rreth 20 vota që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose që janë vlerësuar të pavlefshme, por që çuditërisht janë numëruar si vota të Partisë Socialiste.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Të nderuar qytetarë! Të gjithë e keni shumë të qartë, atë që po ndodh me procesin zgjedhor dhe me manipulimin masiv të këtij procesi. Jam këtu para jush për të denoncuar live në kohë reale, atë që po ndodh në Durrës, një masakër e vërtetë elektorale, gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Vetëm në 4 kuti, nga qindra kuti që janë për t’u numëruar, vetëm në 4 kutitë e para janë gjetur rreth 20 vota që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, ose që janë vlerësuar të pavlefshme, por që çuditërisht janë numëruar si vota të Partisë Socialiste. Dhe ndodhen aty si vota të Partisë Socialiste. Vetëm disa dhjetëra vota dihet që zhbëjnë rezultatin e Durrësit dhe i japin kandidatit të LSI-së mandatin e deputetit.

Situata është vërtetë skandaloze, në kufijtë e një paligjshmërie absolute. Ndaj ftoj publikisht operacionet ndërkombëtare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë si dhe përfaqësuesit e KQZ në Tiranë që të jenë pjesë dhe të monitorojnë të gjithë tavolinat e numërimit nga afër dhe ta monitorojnë çast pas çasti këtë proces. Ndërkohë procesi i numërimit siç e dini bëhet nul pa një proces transparent ligjor, e ndërkohë ju keni mundësi të ndiqni proces verbalet origjinale ku evidentohen votat të cilat janë futur në zarfet e kandidatëve, vota të pavlefshme të cilat janë konsideruar si vota të PS. Ky proces është i shpërndarë në të gjithë qendrat e votimit dhe monitorimi, verifikimi gjatë numërimit i çdo vote dhe çdo procesverbali do të shikoni sesi do vazhdojë të provojë këtë masakër elektorale që ndërkohë po ndodh në Durrës por që ka ndodhur anë e mbanë vendit. Ju ftoj sërish dhe njëherë monitoruesit ndërkombëtarë dhe KQZ që të mos humbasin asnjë minutë kohë por të nisen drejt Durrësit dhe të verifikojnë në çdo tavolinë numërimi se çfarë po ndodh me votat dhe me të gjithë sistemin mafioz të pavlefshmërisë dhe transferimit të votave ndaj Rilindjes.

LAJM KRYESOR:Zgjedhjet 2021/ PD s’e përtyp humbjen, shpresa tek votat e pavlefshme, Alibeaj: Mund të përmbyset gjithçka. LSI: Na kanë tjetërsuar votat. SHBA njeh rezultatin: Përgëzojmë Opozitën dhe kryeministrin Rama

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike petriy vasili zgjedhjet 25 prill 2021 petriy vasili zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 14:15

TIRANË– Vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në rang vendi! Deri më tani me kutitë e hapura, vendin e parë si më i votuari është numri...