Zgjedhjet 2021/ Ambasadorja Yuri Kim jep “ok”: Populli foli qartë! Përgëzime Ramës e Bashës. Shkeljet? Prisni raportin
28 Prill 2021, 15:13Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka komentuar për herë të parë procesin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku fituese ka dalë Partia Socialiste. Kim falenderoi të dy liderët e partive të mëdha, Edi Rama dhe Lulzim Basha për fushatën e bërë, ndërsa shtoi se populli foli qartë.
Sa i përket shkeljeve të pretenduara gjatë procesit zgjedhor por edhe numërimi, ambasadorja Kim kërkoi që palët të presin publikimin e raportit final të OSBE, duke shtuar se duhet të përdoret për të përmirësuar votimet e radhës. Në fund, Kim ka përcjellë edhe një mesazh për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, duke kërkuar ndjekjen e tyre nga instancat e drejtësisë.
“Ne e përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe PS në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë. Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Prisni raportin final të OSBE, i cili duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet e Shqipërisë. Ne përsërisim që instancat ligjore duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe,”-shkruan Kim në postimin e saj.
TIRANË– Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka përgëzuar Shqipërinë për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit. Në një status në rrjetet ...
Të dhënat e bëra publike nga rrjeti social Facebook, tregojnëse partitë poltike dhe kandidatët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, shpenzuan shuma të konsi...
TIRANË– Partia Demokratike ka ende shpresa se mund të përmbyset rezultati. I ftuar në studion e lajmeve në News 24, Enkelejd Alibeaj tha se beteja për PD-A...
DURRËS– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar tjetërsimin e votave në Durrës. Në një deklaratë për mediat, Vasili teks...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK ka nisur hetimet lidhur me denocimin e bërë nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar 25 prillin si një ditë të zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri dhe ditën e zgjedhjeve jo-demokra...
Politike28 Prill 2021, 14:15
TIRANË– Vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në rang vendi! Deri më tani me kutitë e hapura, vendin e parë si më i votuari është numri...
DURRËS– Procesi i numërimit të votave të kandidatëve vijon në Durrës.Në Qarkun e Durrësit, Kryeministri Edi Rama, ka marrë deri më tani 508 vota. Mirëpo i ...
Nën titullin “Edi Rama mund të vazhdojë të qeverisë” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se Partia Socialiste ka arritur shumicën absolute në zgjedhje...