Aktualitet

Makina del nga rruga në Librazhd dhe përmbyset në kanal, një i plagosur në gjendje të rëndë

17 Maj 2019, 19:54 Nga DOSJA
Makina del nga rruga në Librazhd dhe përmbyset në kanal, një

ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Librazhdit, ku mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanal.

Sipas informacioneve mësohet se makina është përplasur në rrugën Prrenjas-Qaf Thanë. Po ashtu shtohet se si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M 28 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË

Në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë, shtetasi A.M., 28 vjeç, nga Librazhdi, duke drejtuar mjetin tip Volvo, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i rëndë ndodhi në Kavajë, ku një makinë me tre të rinj përplasi një nënë me dy vajzat e saj. Ky aksident pati pasoja të rënda, pasi 3 persona humbën jetën dhe tre të tjerët mbetën të plagosur. Viktima mbetën dy të rinjtë dhe nëna dy vajzave 48-vjeçarja Lumturie Demrozi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksidenti ne rrajce makina permbyset ne kanal nje i plagosur ne aksident aksident ne elbasan aksidenti ne rrajce makina permbyset ne kanal nje i plagosur ne aksident

Sondazh

Poll