Politike

NË KOHË REALE! Faza e dytë e numërimit të votave për kandidatët! Përfundon procesi në 11 Bashki në vend, Balla mban ve

28 Prill 2021, 05:23 Nga DOSJA
NË KOHË REALE! Faza e dytë e numërimit të votave

TIRANË– Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka nisur dhe gara mes kandidatëve sa vjen dhe po bëhet më e fortë për të siguruar nëj vend në Kuvend. Deri tani procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Bashki në vend dhe kandidati më i votuar është Taulant Balla me 16657 vota.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Bashkinë Poliçan, ku kandidati më i votuar është Blendi Klosi me 8,099 vota, në Kukës, ku më i votuari është Flamur Hoxha me 9159 vota, në Bashkinë Librazhd, ku kandidati më i votuari është Taulant Balla me 6575 vota, në Bashkinë Vau i Dejës ku kandidati më i votuar është Zef Hila me 5168 vota, në Bashkinë Fushë Arrëz, ku kandidati më i votuar është Ludovik Hasani me 1288 vota, në Bashkinë Pukë, ku kandidati më i votuar është Ludovik Hasani me 1873 vota, në Bashkinë Sarand, ku kandidatja më e votuar është Anila Denaj me 2710 vota, në Bashkinë Kuçovë, ku kandidati më i votuar është Bardhyll Kollçaku me 4613 vota, në Bashkinë Maliq, ku kandidati më i votuar është Ilirian Pendavinji me 5014 vota, në Bashkinë Vlorë, ku kandidati më i votuar është Edi Rama 9458 vota, dhe në Bashkinë Bidër, ku kandidatja më e votuar është Aurora Mara me 9367 vota .

Numërimi për kandidatët është duke vijuar në të gjithë bashkitë e Shqipërisë. Në qarqe të caktuara, numërimi është duke ecur me ritme më të shpejta dhe deri më tani në 10 kandidatët më të votuar, dominon numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit ka parakaluar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili garon në dy qarqe: Durrës dhe Vlorë.

Dhjetë kandidatë më të votuar në vend deri më tani janë: 

Taulant Kasem Balla PS Elbasan 16657
Bledar Triumf Çuçi PS Gjirokastër 11715
Edi Kristaq Rama PS Vlorë 11271
Niko Aleks Peleshi PS Korçë 11091
Saimir Shpend Hasalla PS Elbasan 10775
Blendi Pellumb Klosi PS Berat 9936
Aurora Xhavit Mara PS Dibër 9330
Flamur Lutfi Hoxha PD-AN Kukës 9330
Luçiano Dhimitër Boçi PD-AN Elbasan 8515
Erion Mirdosh Braçe PS Fier 8396

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deri më tani ka 5510 vota. Kryesuesi në listën e Partinë Demokratike është Flamur Hoxha me 9159 vota. 

Secila parti ka kaq MANDATE

Partia Socialiste 48.67% ose 709, 720 vota, e përkthyer në 74 mandate. Partia Demokratike 39.4 % ose 574, 532vota, e përkthyer në 59 mandate. LSI 6.86 % ose 100,059 vota, e përkthyer në 4 mandate.

Ndërkohë që deri tani në Elbasan, kandidati për deputet i PD-së, Luçiano Boçi ka thyer herësin duke marrë 9902 vota, si dhe njëherësh duke i marrë vendin në Parlament kandidatit për deputet Eugan Isait, i cili ka vetëm 2902 vota.

Dosja.al ju sjell në kohë reale rezultatet për secilin kandidat. KLIKO KËTO Në platformë mund të shihni se në cilin qark kandidojnë dhe sa vota kanë marrë kandidatët nga qytetarët.

(I.A;a.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 votat e kandidateve 2021 shqiperia voton 2021 votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll