Politike

Përfundon procesi i numërimit të votave për partitë në të gjithë Shqipërinë! Mbyllet dhe Tirana, PS fiton 18 mandate,

28 Prill 2021, 05:07 Nga DOSJA
Përfundon procesi i numërimit të votave për partitë

TIRANË– Sot është mbyllur numërimi i kutive së fundit të Tiranës, duke përfunduar kështu i gjithë procesi i numërimit të votave për partitë në të gjithë vendin.

Nga 1243 ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë 48.67 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 % ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %.

Partia Socialiste ka arritur të marrë rreth 48.6% të votave, që përkthehet në 74 mandate në Kuvend, nga 140 në total, duke fituar shumicën, përkundrejt 63 vota që ka marrë Partia Demokratike (59) dhe LSI (4) që ishin në koalicion kundër socialistëve. Së bashku me tre mandatet e Partisë Social Demokrate, Partia Socialistet ngjitet në një shumicë prej 77 vendesh.

Sipas qarqeve, PS ka fituar 18 mandate në Tiranë, 8 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 8 në Vlorë, 3 në Shkodër, 6 në Korçë, 5 në Berat, 3 në lezhë, 2 në Dibër, 3 në Gjirokastër dhe 1 në Kukës. Socialistët janë në avantazh në të gjitha qarqet, përveç Shkodrës, Lëzhës, Kukësit dhe Dibrës.

Partia Demokratike ka marrë rreth 39.5% të votave, ose 59 mandate. Sipas qarqeve, PD ka fituar 16 mandate në Tiranë, 6 në Durrës, 6 në Fier, 6 në Elbasan, 4 në Vlorë, 5 në Shkodër, 5 në Korçë, 2 në Berat, 4 në lezhë, 4 në Dibër, 1 në Gjirokastër dhe 2 në Kukës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll