Politike

Basha pranon humbjen: Besuam te demokracia por u përballëm me një regjim, votat u blenë me paratë e krimit dhe të Tom Dosh

27 Prill 2021, 15:50 Nga DOSJA
Basha pranon humbjen: Besuam te demokracia por u përballëm me një

TIRANË“Zgjedhjet u vodhën me paratë e krimit!” Këto janë fjalët e para që tha kryedemokrati Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, duke i dhënë kështu mandatin e tretë kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë nga selia blu, Basha foli për herë të parë para kamerave dhe akuzoi drejtpërdrejt kryesocialistin Rama se kishte bashkëpunuar me krimin dhe Tom Doshin për të vjedhur zgjedhjet dhe për të instaluar një regjim në Shqipëri.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se do të vazhdojë betejën me gjithë fuqinë e tij dhe se nuk do të dorëzohet para pushtetit të Ramës. Sipas Bashës nëse ai dorëzohet dhe tërhiqet, për Shqipërinë nuk ka më asnjë mundësi për demokraci.


Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon të gjitha të dhënat teknologjike të Qendrave të Votimit dhe atyre të numërimit. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso në shkresën e depozituar pretendon se ka shkelje të rënda në procesin e numërimit të votave, duke kërkuar të gjitha pamjet.

Më herët, kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve dhe me aleatët. Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim humbi zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë 65 mandate, ndërsa PS-ja fitoi 74 mandate. LSI-ja mori katër mandate. Në këtë mënyrë kryeministri Rama ka marrë mandatin e tretë. Kreu i shtetit Ilir Meta i njohu zgjedhjet duke i konsideruar si fitore të sovranit.

(f.m/dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet e 25 prillit 2021 lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2021, 15:28

TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Nard Ndoka ka komentuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin ...