TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Nard Ndoka ka komentuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin “Top News”, Ndoka tha se Basha kishte gabuar në strategjinë e fushatës duke menduar se mund të fitonte mbështetjen e qytetarëve, për të mundur edhe blerjen e votave.
Sipas Ndokës, Basha krijoi kultin e individit duke lënë mënjanë aleatët, ndërsa kujtoi se vetë garon në vendin e 8 në listën e Shkodrës.
“Nuk besoj se komisionerët do të tërhiqen. Procesi i numërimit është mjaft i rëndësishëm. Ka argumenta që i japin të drejtë Bashës që të mos i njohë këto zgjedhje. Basha ishte në delir, mendonte që me gjithë blerjen e votave mund të fitonte se mbështetja ishte shumë e madhe. Krijoi kultin e individi dhe injoroi kontributin e aleatëve,”-tha ndër të tjera Ndoka.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
LIBRAZHD- Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Librazhd është ndërprerë. Shkak për ndërprerjen e numërimit të votave është bërë tërheqja e komisioner...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve të kthehen në Tiranë. Burime nga brenda selisë ...
BRUKSEL– Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka përshëndetur procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Me anë të një p...
TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka mbërritur në zyrën e Partisë Demokratike, ku pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, ka pushutar heshtja...
TIRANË- Teksa është vulosur fati për mandatin e radhës të cilin e mori sërish Partia Socialistem e Edi Ramën kryeministër, ka nisur dhe procesi i numërimit...
TIRANË– Avokati Adriatik Llapaj ka ngritur një pyetje lidhur me procesin e votimit elektronik, risi e implementuar në njësinë numër 10 në Tiranë. Në ...
TIRANË– Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se sot ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore. Më tej, ...