Aktualitet

Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep LAJMIN E MIRË: Përgjigjja natyrore e antitrupavave anti-COVID zgjat 12 muaj

27 Prill 2021, 13:01 Nga DOSJA
Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep LAJMIN E MIRË: Përgjigjja natyrore e

TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka publikuar së fundmi një studim që jep lajme lajme pozitive mbi imunitetin natyror ndaj Covid-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alimehmeti shpjegon se nga disa studime të realizuara është zbuluar se individët që e kanë kaluar Covid-19 , kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga riinfektimi deri në 12 muaj ndoshta edhe më gjatë, pas fillimit të simptomave.

Statusi i plotë:

Lajme të mira mbi imunitetin natyrore ndaj SARS-CoV-2 miqtë e mi!

Sa më shumë kalon koha nga shfaqja e SARS-CoV-2 në popullatë, aq më të gjata në kohë bëhen studimet mbi imunitetin natyror te personat që e kanë kaluar infeksionin.

Rishtazi, një studim i kryer në Ishujt Faroe (territor autonom i Mbretësisë së Danimarkës) ndoqi në nivel të popullatës të gjithë personat që e kaluan COVID-19 gjatë valës së parë dhe të dytë.

Gjetja kryesore?

PËRGJIGJA NATYRORE E ANTITRUPAVE ANTI-SARS-CoV-2 ZGJAT DERI NË 12 MUAJ!

Ngjashmërisht me studime të tjera ata gjejnë se nivelet e antitrupave IgG bien goxha gjatë 7 muajve të parë.

Pas 7 muajve, antitrupat vazhdojnë bien, por ritmi i rënies ngadalësohet duke qëndruar relativisht të qëndrueshëm në periudhën 7 deri 12-mujore pas infektimit.

Niveli i antitrupave nuk shfaqi ndryshime ndërmjet meshkujve dhe femrave në ecurinë kohore.

Autorët dalin në përfundimin se:

Rezultatet tona tregojnë se individët që e kanë kaluar COVID-19 kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga reinfektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave dhe ndoshta edhe më gjatë.

Pra, miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu ilir alimehmeti epidemiologu ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Prill 2021, 10:54

TIRANË– Ditën e sotme nis zyrtarisht stërvitja “Defender21″, e cila do të mbahet deri më 20 qershor. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor...