Aktualitet

COVID-19/ Pala greke shtyn deri në 3 maj mbylljen e Kapshticës, lejohet vetëm dalja nga Greqia

27 Prill 2021, 08:27 Nga DOSJA
COVID-19/ Pala greke shtyn deri në 3 maj mbylljen e Kapshticës,

GREQI– Pika kufitare e Kapshticës ka njoftuar shtyrjen e hapjes së kufirit. Vendimi është marrë nga pala greke, që vjen si një shtyrje e masës, pasi prej muajsh kjo pikë kufitare nuk është funksionale.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kapshtica pala greke kapshtica pala greke

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Prill 2021, 10:54

TIRANË– Ditën e sotme nis zyrtarisht stërvitja “Defender21″, e cila do të mbahet deri më 20 qershor. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor...