Aktualitet

26 Prill 2021, 10:54 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e sotme nis zyrtarisht stërvitja “Defender21″, e cila do të mbahet deri më 20 qershor. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor ka nisur sot me mbërritjen e anijes “Bob Hope”.

Anija Bob Hope është mjet furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje.

Reagimi i parë ka ardhur nga Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e clia në një postim në Twitter ka publikuar foto momenti kur anija “USNS Bob Hope” zbarkon në qytetin e Durrësit. Kim shkruan se kjo anije mban pajisje të cilat do të përdoren gjatë stërvitjeve. Dy anije të tjera me pajisje pritet që të vijnë në Shqipëri.

#Defender21, largest military exercise in W. Balkans, officially starts today. Pleased to see USNS Bob Hope arrive at Durrës. The Bob Hope is a supply ship that is carrying more than 800 pieces of equipment for use in the exercise. 2 other ships will join. ???? #KrahperKrah pic.twitter.com/jL8u9HidRo

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 26, 2021

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar  jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadorja yuri kim defender 2021 ambasadorja yuri kim defender 2021

Sondazh

Poll