Aktualitet

S’ka ndodhur që nga vera! Shifrat rekord në Shqipëri, vetëm 69 të infektuar, MSH: Ndërroi jetën një 69-vjeçar

26 Prill 2021, 15:59 Nga DOSJA
S’ka ndodhur që nga vera! Shifrat rekord në Shqipëri,

TIRANË– Pas shumë muajsh bilancesh me dhjetra të vdekur, sot vendi ka shënuar vetëm një viktimë të pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 69-vjeçar nga Tirana. Nga 994 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë, ndërsa janë shëruar 737 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI I MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (26 Prill 2021)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 737
Të shtruar në spitale 147
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 994

Testime totale 627,983
Raste pozitive 130,606
Raste të shëruara 106,465
Raste Aktive 21,762
Humbje jete 2,379

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16993
Fier 1800
Durrës 648
Shkodër 554
Gjirokastër 389
Korçë 495
Vlorë 270
Elbasan 126
Kukës 204
Dibër 141
Berat 93
Lezhë 41

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Prill 2021, 10:54

TIRANË– Ditën e sotme nis zyrtarisht stërvitja “Defender21″, e cila do të mbahet deri më 20 qershor. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor...