Aktualitet

Sherr për pronat në Librazhd, dhunohen me sende të forta babë e bir

27 Prill 2021, 12:07 Nga DOSJA
Sherr për pronat në Librazhd, dhunohen me sende të forta

LIBRAZHD– Sherr për pronat në Librazhd. Policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër të cilët kanë dhunuar me sende të forta babë e bir në fshatin Hotolisht.

Në pranga ranë sipas policisë “B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit:B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër), si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet sherr per pronen ne librazhd sherr per pronen ne librazhd

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Prill 2021, 10:54

TIRANË– Ditën e sotme nis zyrtarisht stërvitja “Defender21″, e cila do të mbahet deri më 20 qershor. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor...