Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dëshmia e Arbër Paplekës: Jam i tronditur nga humbja e jetës së një njeriu, jam i trajnuar për

26 Prill 2021, 08:31 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dëshmia e Arbër Paplekës: Jam i

TIRANË– Zbardhet dëshmia e Arbër Paplekajt, ish-efektivi i policisë i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Paplekaj shprehet i tronditur për humbjen e jetës së një personi, si dhe shprehet se është trajnuar për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe jo për ti vrarë ato. Ndër të tjera, i riu ka bërë të ditur se është baba i katër fëmijëve dhe nuk e di se në çfarë gjendje ndodhet familja e tij.

DËSHMIA:

“Duke qenë se jam tepër i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi dhe se nuk kisha menduar ndonjëherë se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha nuk ndryshon dhimbjen dhe tronditjen që kam. Po kështu duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente. Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kaq kam për të thënë. Procesverbali pasi u lexua dhe u gjet i rregullt u firmos pa vërejtje”.

Prokuroria akuzon për vrasjen e Xhuvanit, Arbër Paplekën, ndërsa Klement Xhaferrin për vrasje e ngelur në tentativë. Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, Veliu dhe prokurori nuk pranuan të tregojnë se kush qëlloi i pari. Në pranga janë vënë edhe Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Julian Mataj, Erald Guga, Erion Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma dhe Eldjo Beko.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber papleka vrasja e pjerin xhuvanit arber papleka vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 21:06

FIER– Një automjet është vjedhur mbrëmjen e sotme, në autostradën Vlorë-Fier. Paraprakisht mësohet se drejtuesi i automjetit kishte hapur krahun për të pi...