Aktualitet

Terrorizoi qytetarët te Sheshi Skëndërbej me makinë! Arben Mema i dënuar dhe për tre vepra të tjera penale

26 Prill 2021, 08:53 Nga DOSJA
Terrorizoi qytetarët te Sheshi Skëndërbej me makinë! Arben

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Arben Memën 32 vjeç i cili terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në shesh me veprime të pakontrolluara me makinë.

Ndërkohë mësohet se Mema ka qenë i arrestuar më parë dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Testi i tij i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar.

Arben Mema u fut ditën e djeshme me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ duke terrorizuar qytetarët. Ai u ndalua nga qytetarët të cilët ishin në shesh. Video nga momenti kur Mema u fut me makinë pranë tendave të vaksinimit u shpërnda menjëherë në media, si dhe bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben mema arben mema

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 21:06

FIER– Një automjet është vjedhur mbrëmjen e sotme, në autostradën Vlorë-Fier. Paraprakisht mësohet se drejtuesi i automjetit kishte hapur krahun për të pi...