Politike

Veliaj nis mëngjesin e sotëm me falenderime për mbështetësit e PS-së: Nata ka qënë 72 orë, ia ka vlejtur se 1-shi ka da

27 Prill 2021, 07:22 Nga DOSJA
Veliaj nis mëngjesin e sotëm me falenderime për

TIRANË– Drejtuesi i qarkut politik për Partinë Socialiste, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat është shprehur se Partia Socialiste ka siguruar një fitore tjetër në Njësinë numër 1 në Tiranë.

Veliaj theksoi se çdo 30 minuta pritet të ketë lajme të mira dhe nxiti numëruesit të të gjitha kampeve politike që të mos ndërpresin procesin.


Veliaj: Ka qënë një natë e gjatë për skuadrën tonë për disa nga ata. Nata ka qënë 72 orë, ia ka vlejt se 1-shi ka dalë 1-sh. Pas 72 orësh zgjuar do të shplodheni pak. E treta që është më e rëndësishmja, pasi të keni pushuar pak, është koha që t’i kthehemi më fuqishëm punëve. Duhet të kemi një tur, zgjatje dore, për ata që mendojnë ndryshe nga ne, ne fituam se ishim shumica, por duhet të jemi të përulur. Do jetë një ditë e gjatë, çdo 30 minuta do të kemi lajme të mira, falenderoj me zemër të gjithë numëruesit, ata që kanë qenë patronazhistë dhe kanë organizuar njerëz. Apeli im është që të vazhdojmë me numërimin, stafeve tona i them të vazhdojnë me përkushtim. Numëruesve të partive kundërshtare i them që këtë proces ta mbyllim sot dhe sot kushdo që shpallet fitues të vijojë punën në punët e veta. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Veliaj.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erjon veliaj numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 erjon veliaj numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll