Politike

Paralajmëron Alfred Rushaj: 2 vende u rikuperuan, numërimi do sjellë surpriza për kundërshtarët

26 Prill 2021, 19:15 Nga DOSJA
Paralajmëron Alfred Rushaj: 2 vende u rikuperuan, numërimi do

TIRANË– Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka lajmëruar surpriza për kundështarët me numërimin e kutive të mbetura.

Në një dalje mediatike, Rushaj tha se numërimi i çdo vote do të konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. 

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin. Faleminderit! Natën e mirë! Kalofshit mirë!”- tha Rushaj.

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen 60% e kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë, ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike alfred rushaj numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 alfred rushaj numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll