Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, jepet masa e sigurisë për 11 të arrestuarit, vetëm Arbër Papleklaj në qeli

26 Prill 2021, 07:39 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, jepet masa e sigurisë për 11 të

ELBASAN– Ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për ish-oficerin e policisë, Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë për ngjarjen në Elbasan ku u vra 56-vjeçari Pjerin Xhuvani.

Autori Arbër Papleklaj është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa janë liruar 10 të akuzuarit e tjerë

10 anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës, pranë PD që janë lënë të lirë janë: Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

I dyshuari për vrasjen e Xhuvanit,  Arbër Paplekaj mbërriti në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e pjerin xhuvanit vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Prill 2021, 21:06

FIER– Një automjet është vjedhur mbrëmjen e sotme, në autostradën Vlorë-Fier. Paraprakisht mësohet se drejtuesi i automjetit kishte hapur krahun për të pi...