Politike

RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë, t

26 Prill 2021, 14:10 Nga DOSJA
RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te

TIRANË– Prezantohet raporti paraprak i ndërkombëtarëve lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë evidentuar problematikat kryesore që kanë pikasur në proces, duke bërë me dije gjithashtu se raporti përfundimtar del më 28 maj.

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se edhe në këto zgjedhje kishte akuza për blerjen e votës, ndërsa cilësoi si skandal publikimin e të dhënave të votuesëve të Tiranës nga Partia Socialiste, Ngjarja më e rënde e këtyre zgjedhjeve sipas OSBE u cilësua ajo e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën disa persona të tjeë.


Për Urszula Gacek, zgjedhjet në Shqipëri, ishin transparente dhe të qeta. Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it shtoi se qytetarët kishin besim tek Komisioni i Zgjedhjeve dhe tek administrata. Ndërsa përfaqësuesi i PACE, Aleksandër Pociej tha se problem në vend mbetet presioni ndaj nëpunësve civilë dhe shit-blerja e votave.

Më pas të gjithë, iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve ku theksi u vu tek databasa e të dhënave të PS-së, për të cilën u shprehën se cënonte standardin për fshehtësinë e votës. Sa i përkeq akuzave për shit-blerje, kërkuan durim deri në verifikimin dhe shterimin e denoncimeve. Në fund, të gjithë komentuan edhe karantinën dy javore të vendosur për emigrantët dhe ndalimin e votimit të të infektuarve nga COVID-19. Sipas tyre, duhet të ishin krijuar kushtet, megjithatë nuk ka një standard ndërkombëtar që e vlerëson.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aleksander pociej azay guliyee konferenca e osbe per zgjedhje urszula gacek zgjedhjet 25 prill 2021 aleksander pociej azay guliyee konferenca e osbe per zgjedhje urszula gacek zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2021, 14:01

TIRANË– Aktorja e njohur Arjola Demiri ka ndarë një shkrim të gjatë në lidhje me të gjitha komentet që ka marrë për përfshirjen e saj në politikë. Ajo thot...

Politike 26 Prill 2021, 13:37

TIRANË– OSBE tha se nuk e di ende se kush fshihet pas skandalit me të dhënat personale që u zbulua nga Lapsi.al.Në një konferencë pas zgjedhjet të 25...