Politike

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi gjysmat e kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë n

25 Prill 2021, 17:33 Nga DOSJA
HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi gjysmat e kutive të votimit në vend!

TIRANË– Gjysmat e kutive të votimit (2661) janë numëruar në të gjithë vendin dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste, me 37,4437 vota  (48.79 %). Partia Demokratike bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë mjaft të favorizuara në zonën e Veriut. PD-ja ka 30,1488 vota (39.28 %), ndërsa LSI-ja ka 54,077 vota (7.05 %). Partia e katërt në rang vendi është PSD-ja e Tom Doshit me 16,391 vota, ose 2.14 %. 

Nga të gjithë kutitë e hapura është vënë re një trend; PS dhe LSI kanë pësuar rënie në elektorat, ndërsa PD ose ka rritje, ose nuk ka humbur asnjë votë nga zgjedhjet e 2017.  Edhe në ato që mund të cilësohen si bastione të sigurta të PS-së, socialistët kanë shënuar rënie në rezultat, duke i krahasuar shifrat me ato ç’ka fituan në vitin 2017. Po ashtu të njëjtin trend por edhe më drastik ka LSI-ja. Mesa duket dy forcat e majta nuk kanë punuar mjaftueshëm me bazat duke i cilësuar si të sigurta, por rezultatet tregojnë se kanë gabuar. 

Në Shkodër PD-LSI marrin 43.20 % të votave, shumë më tepër se PS-ja që ka marrë vetëm 29.83 %, ndërsa në Lezhë PD-LSI që marrin 55.9% kundrejt PS me 42.8%. Edhe në Dibër, PD-LSI kryesojnë me 50.2% kurse PS ndjek me 47.2%. Në Kukës PD-LSI kanë 62.9% të votave, kurse PS 35.9%. PSD ka 9 mijë e 745 vota, 1,94%. Në 8 qarqet e tjera PS-ja kryeson me mbi 50%. Më favorite është në Durrës e Vlorë ku ka mbi 56.1% dhe 58.4% të votave në këto dy zona.

Një zhvillim i papritur ka qenë edhe tërheqja e Tom Doshit nga procesi i zgjedhjeve. Me një letër drejtuar KQZ-së, Doshi kërkoi zëvendësimin e tij. Vendimi i Doshit ka ardhur në mënyrë të papritur, kur në fakt PSD-ja sipas të dhënave zyrtare ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, prej 5384 votash (3 deputetë), por Doshi pretendon se do të sigurojë 4, me nga 2 në Shkodër e Durrës.

 5199 QV kanë pritur 107 mijë e 024 të rinj, të cilët kanë ushtruar votën për herë të parë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe tre kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje. I pavarur kandidon dhe minatori Elton Debreshi.

Partia Socialiste kërkon të marrë një mandat të tretë, që nuk është dhënë asnjëherë në historinë pluraliste të Shqipërisë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera aleate kërkojnë rotacion. Exit Poll-et kanë nxjerrë fituese Partinë Demokratike, edhe pse rezultati ka qenë i ngushtë. Mesa duket do të jenë mandatet e LSI-së ato që do të vendosin krijimin e qeverisë së re. 

SI ËSHTË REZULTATI NË TRE PARTITË MË TË MËDHA?

Partia Socialiste  48.82% ose 352,967vota.

Partia Demokratike 39.23 % ose 283,578 vota.

LSI 7.09 % ose 51,248 vota.

PSD 2.12% ose 15, 337vota në rang vendi.

(I.A;k.m;f.m;kle.mu/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll