Politike

Ambasadori britanik inspekton numërimin në Vlorë: Është herët për të folur, jemi akoma në proces elektoral

26 Prill 2021, 12:33 Nga DOSJA
Ambasadori britanik inspekton numërimin në Vlorë: Është

VLORË– Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka ndjekur nga afër procesin e numërimit në qytetin e Vlorës. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Norman është shprehur se nuk do të bënte asnjë koment për zgjedhjet, por paralajmëroi se çdo detaj do të diskutohej për javë të tëra në të ardhmen. 


Është kënaqësi të jem në Vlorë dhe të marr pjesë në numërim. Dje udhëtuam për të parë sesi shkonte procesi i numërimit. Sot kemi ardhur në jug për të parë numërimin. Jemi sërish në proces dhe nuk është e drejtë që të bëj komente sesi i kam parë zhvillimet. E di që kur të mbarojnë, do kemi mundësi që të flasim për kohë të gjatë. E rëndësishme është t’ju japim hapërisë numëruesëve që të bëjnë punën e tyre. Kur të mbarojmë do e flasim sa të doni. Pas Vlorës do të shkojmë në një tjetër qytet,“-tha në fjalën e tij ambasadori.

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 44.9% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike duncan norman numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 duncan norman numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll