Politike

“Ti je i 33-ti, nuk po punon për Etjenin?”/ Nis lufta mes llojit, Berisha publikon bisedën mes dy socialistëve, Sais Shab

26 Prill 2021, 11:28 Nga DOSJA
“Ti je i 33-ti, nuk po punon për Etjenin?”/ Nis lufta mes

TIRANË– Ende pa nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ka startuar lufta mes llojit. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shfaqet një bisedë telefonike mes një personi që pretendon se punon tek Zyra Organizative e PS në Tiranë dhe identifikohet me emrin Endri.


Ky i fundit ka marrë në telefon kandidatin e 33 në listë,  Vaid Shabën. Gjatë telefonatës, Endri pyet Shabën lidhur me procesin dhe me rezultatin e Etjen Xhafës në zonën e Kavajës.

PJESË NGA BISEDA: 

Endri: Si është situata në Kavajë?

Shaba: Mirë.

Endri: Fjalë të mira po dëgjojmë gjithë kohës, ku raporton se nuk kemi shifra konkrete nga ti.

Shaba: Çfarë të raportoj? Kë do ti?

Endri: Numrin e votave. Ku raporton për situatën? Flas nga zyra e PS-së në Tiranë. Kush je se mos i kam rënë gabim?

Shaba: Vaid Shaba jam. Në asnjë vend, ku të raportoj, çfarë?

Endri: Raportimin mbi numrin e votave të kandidatit, Etjenit. A je takuar me të?

Shaba: Unë jam kandidat për vete, çfarë pune kam me Etjenin?

Endri: Ti je i 33 vëlla, nuk po punon për Etjenin ti?

Shaba: Punoj për vete o vëlla.

Endri: Si për vete?

Shaba: OK, mirupafshim.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021 sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll