Politike

Zgjedhjet 2021/ Në seli ka nisur ‘festa’, PD: Qytetarët kanë zgjedhur ndryshimin, po fitojmë qartësisht

26 Prill 2021, 11:55 Nga DOSJA
Zgjedhjet 2021/ Në seli ka nisur ‘festa’, PD: Qytetarët

TIRANË– Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo ka lëshuar sinjal fitoreje nga selia blu në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, Garo është shprehur se Partia Demokratike po fiton qartësisht, shenjë kjo që sipas tyre tregon se qytetarët e duan ndryshimin. 


Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim. Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve. Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë. Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht, “-tha Garo.

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 46.5% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike floriana garo zgjedhjet 25 prill 2021 floriana garo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll