Politike

Boiken Abazi akuzon PS-në se po i vjedh votat: Do i bëjmë publike faktet

26 Prill 2021, 11:43 Nga DOSJA
Boiken Abazi akuzon PS-në se po i vjedh votat: Do i bëjmë publike

TIRANË- Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, është ankuar se po u vidhen votat gjatë procesit të numërimit, Me anë të një postimi në Facebook, Abazi shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme. Po ashtu ai shton se gjithashtu shumë prej tyre po i kalojnë edhe Partisë Socialiste. 

“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim,”- ka shkruar Abazi.

Përveç Abazit, LVV kandidon me dy emra të tjerë; Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe me Iliaz Shehun në Lezhë. 

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 46.5% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike boiken abazi numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 boiken abazi numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll