Politike

‘Qytetarët po presin’/ Soreca: Në orën 3 do ketë një konferencë nga OSBE-ODIHR për vlerësimin e procesit zgjedhor! M

26 Prill 2021, 10:47 Nga DOSJA
‘Qytetarët po presin’/ Soreca: Në orën 3 do ketë

TIRANË– Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, pasi inspektoi procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe”, në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, u ndal për një prononcim për mediat.

Soreca bëri të ditur se në orën 3 do të dalin në një konferencë për mediat OSBE-ODIHR aty ku do të bëjnë vlerësimin për procesin e votimit. Ai shtoi se 50 ekipe të BE janë shpërndarë në të gjithë vendin për të monitoruar procesin.


DEKLARATA E LUIGI SORECA:

Po bëjnë pushim. Më lejoni të them se procesi duhet të vijojë pa probleme dhe vonesa pasi qytetarët shqiptarë duan të mësojnë rezultatin. Zgjedhësit shqiptarë e thanë fjalën e tyre dje pavarësisht pandemisë, kjo ishte një tregues i jetës demokratike në Shqipëri. Më lejoni tju them se e kam mirëpritur këtë projekt pilot të numërimit, po presim të gjithë rezultatet. Dua tju ftoj të gjithë të prisni për rezultatet, sic kanë bërë thirrje dhe udhëheqësit politikë, sic ka bërë thirrje dhe presidenti, që të numërohen të gjitha votat. Sic e thashë, derisa të numërohet dhe vota më e fundit duhet të presim deri në fund dhe të mos dalim në përfundime. Unë do të vazhdoj turin tim, se si po shkon procesi, e kam bërë këtë në të gjithë vendin. Jemi 50 skuadra që po ndjekin procesin nga afër. Në orën tre do të ketë një konferencë të OSBE-ODIHR ku do të bëjmë vlerësimin tonë se si ka ecur procesi në Shqipëri. Ka një mundësi që sonte të ketë një deklaratë të BE.

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 46.5% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca shqiperia voton 2021 luigi soreca shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll