Politike

PD i ndjek hap pas hapi, PS dhe Rama shpall fitoren: Rivalët të mos e vonojnë procesin

26 Prill 2021, 10:04 Nga DOSJA
PD i ndjek hap pas hapi, PS dhe Rama shpall fitoren: Rivalët të mos e

TIRANË– Zëdhënësja e fushatës, Bora Muzhaqi i ka bërë apel kundërshtarëve politikë që të mos e vonojnë procesin e numërimit për të bërë me dije sa më parë vendimin e sovranit.

Në një konferencë për shtyp, Muzhaqi ka shpallur fitoren, duke shtuar se gjithçka ishte e qartë, edhe pse Partia Demokratike dhe LSI janë në rritje.


I bëjmë apel rivalëve tanë që të mos e vonojnë procesin. Nuk ka kohë për pushim. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin. Ishte ndeshje e rëndësishme. Partitë kanë detyrën të shërbejnë pa humbur asnjë minut. Shqipëria ka fituar. Festë demokratike që nuk duhet prishur. Në emër të PS dhe kryetarit falenderoj të gjithë numëruesit. Çdo votë të numërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është shumë e qartë tanimë. Por fitorja e Shqipërisë duhet vendosur me angazhim të përbashkët,”-tha ajo.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bora muzhaqi zgjedhjet 25 prill 2021 bora muzhaqi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll