Politike

Agjecia gjermane e lajmeve: Asnjë rezultat i qartë nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

26 Prill 2021, 09:44 Nga DOSJA
Agjecia gjermane e lajmeve: Asnjë rezultat i qartë nga zgjedhjet

TIRANË– Agjencia e lajmeve DPA në Gjermani ka komentuar së fundmi rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat u mbajtën ditën e djeshmë ndërsa procesi i numërimit vijon ende.

Në një artikull të botuar, DPA shkruan se ende nuk ka një fitues të sigurt nga rezultatet e nxjerra deri më tani.

Artikulli i plotë:

Nuk ka ende asnjë fitues të qartë të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pasi rezultatet e pjesshme filluan të dalin, por nuk lejojnë ende ndonjë përfundim rreth rezultatit përfundimtar.

Rezultati i luftës për 140 vendet në parlamentin shqiptar do të duhet të presë për numërimin përfundimtar të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë. Kjo mund të zgjasë deri të martën, tha komisioni zgjedhor.

E vetmja siguri ishte se Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Edi Rama do të kishte përsëri numrin më të madh të votave, por nuk ishte e qartë nëse kjo do të mjaftonte që Rama të kishte një mandat të tretë radhazi në detyrë..

Shqipëria ka një prag prej 1 përqind për të hyrë në parlament.

Të dhënat e siguruara nga komisioni zgjedhor nuk treguan se si u shpërndanë votat në të gjithë vendin. Tradicionalisht, votuesit në pjesë të caktuara të vendit preferojnë PS-në, në të tjerat PD-në.

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 36% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dpa zgjedhjet 25 prill 2021 dpa zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll