Politike

Synimi për 4 mandate në gjithë vendin! Tom Doshi: Gati të bëj koalicion me PS, me Bashën kurrë (OPSIONET)

26 Prill 2021, 10:05 Nga DOSJA
Synimi për 4 mandate në gjithë vendin! Tom Doshi: Gati të

SHKODËR– Tom Doshi ka deklaruar se është i gatshëm që të bëjë koalicion me Partinë Socialiste për të krijuar qeverinë e re për mandatin 2021-2025. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, nga një qendër numërimi në Shkodër, është shprehur se kurrë nuk do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike. Ndërsa ka sqaruar edhe njëherë pozitën e tij dhe dorëheqjen e dhënë në orët e para të mëngjesit. 


“Nuk ka twrheqje nga deklarata.Synoj dy mandate nw Shkodwr dhe po aq nw Tiranw. Votat do shkojnw votat pwr PSD *qesh. Jemi gati tw bwjmw koalicion me PS, me zotin Basha, jo,”- ka thënë Doshi.

Kreu i PSD dha dorëheqjen e parevokueshme nga listat si kandidat për deputet duke kërkuar që KQZ-ja të bëjë zëvendësimin e tij me një tjetër person. Vendimi i Doshit ka ardhur në mënyrë të papritur, kur në fakt PSD-ja sipas të dhënave zyrtare ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, prej 2542 votash ( shumë që mund të llogaritet dy deputetë). Pas dorëheqjes së tij, Doshi sqaroi se do të pastronte emrin e tij. 

Sa i përket koalicionit me Ramën, mbetet për t’u parë mundësia, pasi kreu i qeverisë i ka bërë me dije ambasadores amerikane Yuri Kim se Doshi nuk do të ishte pjesë e kabinetit të tij nëse fitonte. Mbetet për t’u parë nëse i njëjti rregull vlen edhe për kandidatët e partisë së tij. 

Prej kohësh, emri i ish-deputetit të PS është lakuar nga ambasadorja Kim, e cila ka përsëritur disa herë se Doshi ishte shpallur non grata nga Amerika disa vite më parë, ndërsa kërkonte që personat me precedentë të mbaheshin larg Kuvendit.

(k.m/a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 tom doshi shqiperia voton 2021 tom doshi

Sondazh

Poll