Politike

Shpallen rezultatet e votimit elektronik, PS “merr” njësinë 10, kandidatët me më shumë vota

26 Prill 2021, 07:42 Nga DOSJA
Shpallen rezultatet e votimit elektronik, PS “merr”

TIRANË– Është shpallur këtë të hënë rezultati për njësinë 10 në Tiranë ku u pilotua për herë të parë votimi elektronik.

Përfaqësues të kompanisë Smartmatic dhe të Komisionit të Zgjedhjeve bënë të ditur se gjatë natës është kryer importimi i të dhenave për 30 qendra votimimi për KZAZ 40.

Rezultati për subjektet nxjerr fitues Partinë Socialiste me 6007 vota dhe Partinë Demokratike 4550, ndërsa për Lëvizjen Socialiste për Integrim 628 vota. Për kandidatët të dhënat e përpunuara elektronikisht tregojnë se në listen e LSI Monika Kryemadhi kryeson 83 vota.


Në njësinë 10 figura më e votuar është për Partinë Demokratike është Agron Shehaj i dyti Lulzim Basha dhe e treta Jorida Tabaku. Në listen e Partisë Socialiste të dhënat tregojnë se Fatmir Xhafaj ka marrë mbi 2795 vota.

Kryekomisioneri i KQZ Iliarjan Celibashi u shpreh që nga pikpamja teorike dbe praktike mund të ishte shfaqur dhe më herët por meqë ishte pilotimi për herë të pare dhe palët kishin rezervat e tyre u dakordesua që rezultati te shfaqej më vonë.

“Mbetet fakti qe sistemi elektronik i votimit i aplikuar është 100 per qind i sigurt dhe garanton fshehtesinë e votës. Sa i takon administrimit ka pasur përkeqësime administrative të lidhura me pjesëmarrjen e votimit. Pajisjet teknologjike e ofronin këte mundësi që të ishim më mire. Lidhur me kerkesën e kandidatit Tom Doshi ende nuk e kemi shqyrtuar”, tha kryekomisioneri./Monitor

Lajmi kryesor/ HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 27% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll