Politike

REVOLTOHET Lefter Maliqi: Votat e mia janë grabitur dhe blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia!

26 Prill 2021, 06:48 Nga DOSJA
REVOLTOHET Lefter Maliqi: Votat e mia janë grabitur dhe blerë,

BERAT– Kandidati i LSI në Berat Lefter Maliqi ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Ai shkruan në një status në “Facebook” se nuk do të pranojë këto zgjedhje kurrë dhe pikë dhe deklaron se votat e tij janë grabitur e blerë. Maliqi thotë se diçka e tmerrshme fshihet.

Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies”, shkruan Maliqi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lefter maliqi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 lefter maliqi shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll