Politike

‘Po vidhen vota’, Xhelal Mziu: Jam i shokuar, rezultate negative! Exit Pollet nxjerrin fitues PD

26 Prill 2021, 06:58 Nga DOSJA
‘Po vidhen vota’, Xhelal Mziu: Jam i shokuar, rezultate negative!

DIBËR– Kandidati për deputet për Partinë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka akuzuar qeverinë se po vjedhin vota pasi entuziazmi i qytetarëve para zgjedhjeve nuk përkon me rezultatin e zgjedhjeve të deri tanishme.

Mziu thotë se edhe në zonat bastione Partia Demokratike po merr rezultate negative dhe ky rezultat është i papranueshëm.


“Jam shokuar sepse qëndrimi i pjesëmarrjes entuziasmi i tyre dhe konvertimi në vota është totalisht i kundër. Çudia ndodh se në disa fshatra dhe lagje më parë kishin entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe janë konvertuar tjetërsim votash. Kemi patur disa bastione dhe ato kanë marrë rezultate negative. Kjo qeveri nuk heq dorë nga blerja e votave, atje ku ka gjetur terren e ka bërë. E gjithë Shqipëria e di që ne kemi kapur një makinë me para e si ajo ka patur me dhjetra. Exit Pollet nxjerrin fitues PD dhe në fakt shohim disa rezultate të papranueshme”, tha Mziu.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll