Politike

Përfundon numërimi i votave në Këlcyrë dhe Memaliaj!

26 Prill 2021, 06:57 Nga DOSJA
Përfundon numërimi i votave në Këlcyrë dhe Memaliaj!

GJIROKASTËR– Në qarkun e Gjirokastrës Partia Socialiste prin me 55.3%, ndërsa PD dhe LSI marrin deri tani 42.8 %. Ka përfunduar procesi i numërimit në Këlcyrë dhe në Memaliaj. Në Këlcyrë, PS- 1750, PD- 1070 vota, LSI- 509 vota, PSD 38 vota.

Bashkia Memaliaj, numri më i madh i votave shkon për partinë socialiste, ndjekur nga PD dhe LSI. Partia Socialiste – 3271 vota. Partia Demokratike – 1404 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim – 1000 vota.

Ndërkohë Dropulli ka 17 kuti nga 37 të numëruara. Në Gjirokastër janë 103 kuti të numëruara. Në Gjirokastër procesi i numërimit është pezulluar për të rinisur në orën 10.

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 27% e kutive në vend! PS-ja ngjyros treçerekun e Shqipërisë, PD-LSI prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave shqiperia voton 2021 numerimi i votave shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll