Politike

25 Prill 2021, 14:59 Nga DOSJA

FIER– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë masive.

Në një prononcim për mediat nga Fieri, Meta tha se kanë mbetur edhe dy orë, kështu që kushdo që nuk ka votuar ende, të shkojë dhe të votojë.


“Një pjesëmarrje e mrekullueshme. Kjo po ndodh kudo në të gjithë vendin, është një nga ditët më të mrekullueshme të vendit tonë, është dita kur të gjithë shqiptarët kanë mundësinë të tregojnë për besimin që kanë tek vetja. Njëkohësisht kanë treguar respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim. Deri në fund, edhe në ato dy orë që kanë mbetur deri në mbylljen e procesit të votimit. I ftoj të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar sepse nuk kanë pasur mundësi, të shkojë të japin votën e tyre, fjalën e tyre të lirë. Të rinjtë të tregojnë se Shqipëria është vendi i tyre. Mbarëvajtja e këtij procesi na rikthen në normalitetin e domosdoshëm të të gjithë institucioneve në vend. Mbarëvatja është vendimtare në çeljen e negociatave me BE. Duhet të vazhdojmë pa ulodhur, pa u dhënë peshën e duhur këtyre problemeve të vogla. Një falenderim të veçantë e kam edhe për mediat,”- tha Meta ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll