Politike

Soreca u bën thirrje qytetarëve: Dilni të votoni, keni ende kohë. Politikanët të pranojnë me qetësi rezultatin

25 Prill 2021, 13:48 Nga DOSJA
Soreca u bën thirrje qytetarëve: Dilni të votoni, keni ende

DURRËS– Ambasadori i BE-së Luigi Soreca u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Nga Durrësi, Soreca tha se qytetarët kanë ende kohë për të votuar. Ndër të tjera, ambasadori bëri thirrje për durim e qetësi, si nga ana e politikanëve dhe qytetarëve për rezultatin e votuesve.


“Komentet që kemi marrë ne sot është që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj duke votuar. Pavarësisht disa incidenteteve të vogla që kanë ndodhur, gjithçka është në rregull. Ka ende tre orë kohë kështu që thirrja jonë është për ata qytetarë që nuk kanë votuar ende. E dimë që është një kohë e bukur me diell, por duhet të votoni. Dhe pas votimit, prisni me durim rezultatin e zgjedhësve. Edhe politikanëve u bëjmë thirrje që të pranojnë rezultatin e votuesve. Skuadra jonë është ende në terren, duke monitoruar,”- tha Soreca.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 luigi soreca problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll