Politike

‘Po votohet në masë, tregon se shqiptarëve iu intereson vendi’/ Yuri Kim THIRRJE kandidatëve: Prisni gjykimin e popullit

25 Prill 2021, 13:47 Nga DOSJA
‘Po votohet në masë, tregon se shqiptarëve iu intereson

DURRËS– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka inspektuar votimet në qytetin e Durrësit. Jashtë, në një prononcim për mediat, Kim ka bërë me dije se ishte frymëzuar nga votimi në masë i qytetarëve që sipas saj tregonte se shqiptarëve iu interesonte vendi i tyre. Në fjalën e saj, ambasadorja tha se kandidatët duhet të presin në mënyrë që të mësojnë gjykimin e popullit. 


Jemi shumë të kënaqur që jemi në Durrës. Të dy ne kemi udhëtuar në të gjithë vendin. Jemi shumë të frymëzuar se po votohet në masë. Tregon se shqiptarëve iu intereson vendi. Ka pasur incidente, tashmë është detyrë e autoriteteve që të vijojnë hetimin. Qytetarët po përmbushin detyrën e tyre. Autoritetet po përmbushin detyrën. Ka ardhur koha që kandidatët të presin gjykimin e popullit,”-tha Kim.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON/ 3.6 mln shqiptarë “vulosin” 2021! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIM, pjesëmarrje MASIVE, ‘hackerohet’ aplikacioni i KQZ-së (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll