Politike

Basha bën thirrje nga Durrësi: Askush mos të qëndrojë në shtëpi, merrni familjen e dilni votoni

25 Prill 2021, 14:44 Nga DOSJA
Basha bën thirrje nga Durrësi: Askush mos të qëndrojë

DURRËS– Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë. Nga Durrësi, pas thirrjeve që bëri nga Elbasani, Basha tha se askush nuk duhet të rrijë pa votuar.

Basha tha më tej se ccdo person, duhet të marrë familjen e tij dhe të shkojë në qendrat e votimit.


Pjesë nga biseda: 

Gazetari: A është situata në terren ajo që ju jep energji?

Lulzim Basha: Së pari dua t’ju jap një përshëndetje të gjithë durrsakeve dhe durrsakëve, të gjithë banorët e qarkut të Durrësit që kanë dalë dhe kanë votuar deri tani. Dua t’ju them shkoni dhe flisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë e votimit. Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, është dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Të gjithë masivisht, edhe dy orë e gjysmë mbyllen kutitë të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit

Gazetari: Dukeni i buzëqeshur sot

Lulzim Basha: Ditë e bukur, Durrësi i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur na pret sepse jemi bërë të gjithë bashkë. Të gjithë drejt kutive të votimit, askush të mos qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar të marrë familjen, të marrë shokët, miqtë drejt kutive të votimit. Kjo është dita juaj vëllezër dhe motra durrsakë, vëllezër dhe motra shqiptarë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, ndaj deri në fund të procesit thirrja ime është një dhe vetëm një: të gjithë drejt kutive të votimit që mos të mbetet askush pa votuar. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini nëse janë të moshuar, të rinj, të reja, ndihmojini, çojini në qendrat e votimit. Të gjithë drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve. Faleminderit!

LAJM KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON/ 3.6 mln shqiptarë “vulosin” 2021! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIM, pjesëmarrje MASIVE, ‘hackerohet’ për një orë aplikacioni i KQZ-së (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll