Politike

Surpriza e EXIT Poll-eve, shqiptarët “ndëshkojnë” Ramën, zgjedhjet i fiton opozita, rezultati i ngushtë dhe “lojë”

25 Prill 2021, 14:53 Nga DOSJA
Surpriza e EXIT Poll-eve, shqiptarët “ndëshkojnë”

TIRANË– Zgjedhjet e 25 prillit 2021 janë një surprizë e madhe! Exit pollet e para nxjerrin fituese mjaft ngushtë Partinë Socialiste e pasuar lehtë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Edhe pse ende nuk ka nisur numërimi, tashmë në radhët e opozitës ka nisur të hapet “shampanja”.

Exit Pollet e publikuara sot:

Top Channel raportoi se Partia Socialiste fiton në rang vendi me 46.9%, e pasuar nga Partia Demokratike me 43.9% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.9%.

Ndërkohë që exit poll i publikuar në Ora Neës nxjerr që fituese është Partia Demokratike me 44 deri në 48 %, PS me 41-45%, LSI 4-8%, PSD 1.5-3.5% dhe Nisma 0.5-2.5%.

Exit polli i Syri Tv është edhe më i ashpër. Sipas exitpolleve, Partia Socialiste ka fituar vetëm 44.2% të votave.  Exit Polli i Syri TV:

PS: 44. 2 – 65 Mandate

PD: 40.4 – 63 mandate

LSI: 9.3 – 10 mandate

PSD- 2 Mandate.

Ndërkohë që Exit polli i Euroneës nxjerr fituese opozitën në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Partia Socialiste – nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votave

Partia Demokratike – nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave

Levizja Socialiste për integrim nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votavePartia Social-Demokrate – nga 1-2 mandate 2-4% të votave.

Projeksioni Dosja.al

Dosja.al zhvilloi një projeksion final për rezultatin e zgjedhjeve sipas të cilit, opozita fiton bindshëm me 76 mandate.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike exit poll rezultati i i zgjedhjeve shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 exit poll rezultati i i zgjedhjeve shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll