Aktualitet

Fshehu dënimin për vjedhje në Itali, Prokuroria kërkon 1 vit e 6 muaj burg për gjyqtarin Thanza

17 Maj 2019, 09:56 Nga DOSJA
Fshehu dënimin për vjedhje në Itali, Prokuroria kërkon 1 vit

TIRANË– Prokuroria ka kërkuar 1 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin Admir Thanza, i cili fshehu dënimin për vjedhje në Itali. 

Thanza akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, arsye për të cilën edhe nuk e kaloi procesin e Vettungu-t.

Gjatë seancave dëgjimore në KPK dhe KPA, ish-gjyqtari u justifikua se vjedhjen nuk e kishte kryer ai por nipi i tij. Fajin e kishte marrë ai përsipër pasi nipi vuante nga një sëmundje e rëndë. 

Thanza rezultonte i dënuar nga gjykata italiane në vitin 1999 me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi. Ky verdikt i shpallur në vitin 1999 nga gjyqtarët e Pizës që ishte konvertuar në dënim me kusht.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir thanza prokuroria kerkon burg per thanzen admir thanza prokuroria kerkon burg per thanzen

Sondazh

Poll