Politike

“Votoni oligarkët”, biznesmeni pranë Ramës thyen heshtjen zgjedhore dhe bën thirrjen: Na e jepni votën mua, Sam

24 Prill 2021, 20:36 Nga DOSJA
“Votoni oligarkët”, biznesmeni pranë Ramës thyen

ELBASAN– Biznesmeni pranë kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka bërë thirrje për të votuar për oligarkët dhe biznesmenët e tjerë si Samir Mane e Shefqet Kastrati.

Në një takim me punonjës të njërës prej reparteve të ish-Metalurgjisë në Elbasan, Luca është filmua duke u kërkuar atyre që të shkojnë të votojnë nesër për biznesmenët, të cilët sipas tij e bëjnë Shqipërinë dhe rrjedhimisht për Partinë Socialiste, që i ka mbajtur gjithmonë pranë.

Me thirrje të forta, Luca shprehet se shqiptarët duhet të shkojnë të votojnë nesër për të, për Samir Manen apo Shefqet Kastratin, duke ofenduar dhe përfaqësuesit e PD-së së Elbasanit.

“Ju duhet të çoheni në datën 25 për të ecur përpara dhe për të votuar partinë e punës dhe të vërtetës dhe jo për horrat që kanë dalë rrugëve e për të vjellë vrer. Për çfarë e bëjnë se një bark ka njeriu, një gojë ka njeriu, një metër varr do marrë në fund njeriu. Edhe ju që punoni aty në zjarr dhe unë në det po na marrin nëpër gojë ata filozofë që rrinë nëpër studio televizive për të helmuar këtë vend e këtë popull. Nesër, shkoni votoni për Gjergj Lucën, shkoni votoni për Çet Kastratin, shkoni votoni për Zamir Manen. Shkoni votoni për ne, se ne e bëjmë Shqipërinë,”- dëgjohet të thotë Luca ndër të tjera.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gjergj luca zgjedhjet 25 prill 2021 gjergj luca zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll