Bota

24 Prill 2021, 07:02 Nga DOSJA

HAGË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 53-të. Por në dallim nga vitet e tjera, kësaj here do ta festojë në burg pasi aktualisht ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar.

Të vetmit që do të festojnë me të sot janë të bashkë-akuzuarit e tjerë, dy ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Ndërsa do t’u bashkohet edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar pasi bashkë me të lartpërmendurit akuzohen se kanë kryer krime lufte nga marsi 1998 deri në shtator 1999.

Ndërsa ndaj udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë ngritur akuza për “pengim të drejtësisë”. Deri më tani, për të mbështetur mbrojtjen juridike të të akuzuarve nga Gjykata Speciale, Kosova ka vënë në dispozicion rreth 20 milionë euro. Ndërsa gjykimi ende nuk ka nisur pasi Prokuroria nuk ka depozituar provat që ka mbledhur ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosova ne hage hashim thaci kosova ne hage

Sondazh

Poll