Bota

Covid19/ Kriza në Indi thellohet më shumë, kërkon ndihmë për furnizim me oksigjen, SHBA rinis vaksinimin me “Johnson

24 Prill 2021, 06:38 Nga DOSJA
Covid19/ Kriza në Indi thellohet më shumë, kërkon

INDI– India është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19, me shifra alarmante dhe po kërkon ndihmë nga vendet e tjera për kurimin e pacientëve. Spitalet në Indi kanë nisur thirrje të menjëhershme për oksigjen. Mbi 700 pacientë të pranuar në spitale, kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Vetëm të premten India raportoi më shumë se 330,000 infeksione të reja – një rekord botëror – dhe 2,000 vdekje në një ditë të vetme.

Ndërsa Japonia lajmëroi një gjendje të jashtëzakonshme në disa zona vetëm tre muaj para se të hapeshin Lojërat Olimpike.

Të premten u bë miratimi i rinisjes së vaksinës Johnson & Johnson në SHBA, e cila ishte e ndaluar për shkak se kishte patur shqetësime rreth mpiksjes së gjakut. Bashkimi Evropian tha se do të kishte mjaftueshëm doza që deri në fund të korrikut të jenë vaksinuar rreth 70% e të rriturve.

Njoftimi nga Brukseli erdhi ndërsa rregullatori i ilaçeve të Evropës tha se përfitimet e vaksinës AstraZeneca të rrënuar nga polemikat u rritën me kalimin e moshës – dhe përsëriti se ajo duhet të përdoret pavarësisht lidhjeve me mpiksjet e rralla të gjakut.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 indi shifra alarmante ne indi covid-19 indi shifra alarmante ne indi

Sondazh

Poll