Bota

15 raste me mpiksje gjaku në tru/ Merret vendimi, CDC dhe FDA rikthejnë injektimet me vaksinën “Johnson & Johnson&

24 Prill 2021, 05:54 Nga DOSJA
15 raste me mpiksje gjaku në tru/ Merret vendimi, CDC dhe FDA

SHBA– Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrimin e Ushqimit dhe Barnave ka hequr pauzën 10-ditore mbi vaksinën Johnson & Johnson, por do të lëshojnë një “fletushkë” për stafin mjekësor duke i paralajmëruar ata për potencialin që kjo vaksinë mund të ketë për mpiksjen e gjakut. Ky fenomen është hasur rrallë por në raste serioze. 

Dr. Peter Marks, drejtor i Qendrës së FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve, tha se injektimet do të rifillojnë menjëherëe pas njoftimit të bërë. Po ashtu Marks tha se FDA kishte përgatitur fletushka edhe për pacientët.

Drejtoresha e CDC, Dr. Rochelle Walensky, shprehu mbështetjen e saj për “rikthimin” e injektimeve me vaksinën edhe pse anëtarët e panelit votuan kundër planit, pasi donin një paralajmërim më specifik për gratë, të cilat dukeshin se ishin më të prekshme nga mpiksjet e gjakut.

Deri më tani ka 15 raste të konfirmuara me mpiksjen e gjakut, të cilat kanë të bëjnë me numrin e ulët të trombociteve pas marrjes vaksinës J&J. Mprija ndodh në venat afër sipërfaqes së trurit, një gjendje e quajtur “tromboza e sinusit venoz cerebral”. Ekspertët paralajmërojnë rastet janë të rralla. 15 në gati 8 milion injektime. Megjithatë gratë nën moshën 50 vjeç duket sikur janë më të rrezikuara.

Marrë dhe përkthyer nga abcnews

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota fda vaksina johnson & johnson fda vaksina johnson & johnson

Sondazh

Poll