Bota

Minoreni shqiptar masakron me thikë 21-vjeçarin italian që do të mbronte një vajzë: Do ta bëja përsëri pa hezitim

23 Prill 2021, 18:11 Nga DOSJA
Minoreni shqiptar masakron me thikë 21-vjeçarin italian që do

ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në qytetin e Veronas në Itali mbrëmjen e djeshme ku një i ri shqiptar ka sulmuar me thikë një 21-vjeçar italian.

Michele Dal Forno po kthehej në shtëpi pas pune me motorrin e picerisë ku ai punon, pranë lagjes ai pa një vajzë e cila po grindej me dy të mitur sipas mediave italine.

21-vjeçari Italian i ka ofruar ndihmë vajzës dhe në atë moment është qëlluar me thikë në faqë nga njëri prej të miturve i cili ishte me origjinë shqiptare.

Pasi është dërguar për mjekim Michele është marrë në pyetje dhe ka dhënë dëshminë mbi djalin i cili e sulmoi që tashmë ndodhet në në një burg për minorenët në Treviso.

I pyetur nëse do e bënte prapë të njëjtën gjë për ti ofruar ndihmë vajzës, 21-vjeçari është përgjigjur: “do ta bëja përsëri pa hezitim”

Duke qenë se shenja e plagosjes me thikë nuk mund të largohet, prindërit e Michele-s po kërkojnë fonde për ti realizuar atij operacionin plastic i cili kushton shumë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota itali michele dal forno shqiptari geodet me thike italianin itali michele dal forno shqiptari geodet me thike italianin

Sondazh

Poll