Politike

Rama tregon SKENARET: Meta, ose do japë dorëheqjen, ose do e shkarkojmë ne

23 Prill 2021, 21:02 Nga DOSJA
Rama tregon SKENARET: Meta, ose do japë dorëheqjen, ose do e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste do të nisë sërish procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. I ftuar në “Open”, Rama tha se ka dy skenarë në total. 

Sipas kryeministri, skenari i parë është që Meta të japë vetë dorëheqjen pasi të mësojë se Rama ka fituar sërish zgjedhjet, ose që PS-ja do të nisë sërish procedurat për ta shkarkuar. 

“Nuk ka nevojë ti kthehemi rastit kur ne nisëm shkarkimin dhe erdhi një reagim nga Venecia dhe bëmë një hap mbrapa. E para një herë, Meta nuk duhet të bëjë asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjmë sonte të gjithë mbas orës 12, të gjithë duhet të mbyllin gojën dhe të presin vendimin e sovranit. Kontributi më i mirë dhe më normal që mund të japim është ti  japim njerëzve mundësinë të reflektojnë të votojnë dhe të numërohen votat e tyre. Se kuptoj si mund të shkohet në këtë dëlir, në këtë personazh tragjik komik që është presidenti që betohet se do jetë me sfurqe e sëpata. Ne do ta lexojmë votën e shqiptarëve, ka dy skenarë, njëri që Meta që përbetohet se është një burrë që mban fjalën që të japë dorëheqjen sepse rezultati do të flasë dhe të largohet vet. Skenari tjetër është që ne të nisim procesin e shkarkimit të Metës, për arsye të degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidencës. Ka shumë fakte, çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces do të mendojnë se ky është një çështje e spitalit dhe jo e politikës,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll