Politike

Basha i la përgjegjësinë për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan, Rama bën krahasime: Unë kërkova ndjesë për Klodian Rashën

23 Prill 2021, 21:00 Nga DOSJA
Basha i la përgjegjësinë për vrasjen e Xhuvanit në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për masakrën që ndodhi në Elbasan, dy ditë më parë ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

I ftuar në “Open”, Rama u shpreh se Basha duhet të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje dhe jo t’ja hedhë fajin të atij. Rama tha se kur u vra Klodian Rasha ai kërkoi falje si dhe Ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, ndërsa Basha nuk ka mbajtur përgjegjësi për asgjë, madje as për 21 janarin.         

“Për të gjithë ata që na ndjekin dhe kanë ende durim për të dëgjuar për fushatë elektorale…dua të kujtoj se para pak muajsh ndodhi një ngjarje e rëndë, një djalë u vra nga dora e një polici. Ministri i Brendshëm kërkoi ndjesë dhe dha dorëheqjen, unë kërkova ndjesë, jam lidhur shumë më familjen e tij pas asaj që ndodhi. Ky njeri, ishte Ministër i Brendshëm kur ndodhi 21 janar dhe nuk kërkoi as ndjesë. Sot del një grup paramilitar, i jep vetes të drejtën të ndalojë makina, të kërkojë llogari. Kjo duket sikur kemi qenë në kohën e ofensivës apo të Gjermanisë, çfarë bënin ata? Dilnin në rrugë kapnin njerëz. Në atë përplasje vritet një njeri dhe ky thotë është përgjegjësi e Ramës. Domethënë ti që organizon këtë ngjarje dhe lëshon njerëzit në rrugë dhe na vë përballë bandës…si mund t’i besohet, ky njeri ka bërë skandale në çdo detyrë që ka qenë”, tha Rama.

(I.A/f.m;dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll