Politike

Edi Rama: Meta është hedhur pa parashutë nga Presidenca, është burimi më i madh i rritjes së tensionit

23 Prill 2021, 20:44 Nga DOSJA
Edi Rama: Meta është hedhur pa parashutë nga Presidenca,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Presidentin Ilir Meta si një njeri që ka një burim të madh tensioni.

I ftuar në “Open”, Rama tha se Meta është ‘hedhur’ pa parashutë nga Presidenca nëmes të fushtës dhe se çdo incident që ka ndodhur, ka qenë si pasojë e tensionit të projektuar nga Meta e ish-kryeministri Sali Berisha. 

Pjesë nga biseda:

Rama: Jo nëse nuk do të konsideroja komponentin absurd që ka fushata, Ilir Meta i hedhur pa parashutë nga dritarja e zyrës në Presidencë mu në mes të fushatës që është burimi më i madh dhe më i pranishëm i rritjes së tensionit dhe sigurisht nëse nuk do të konsideroja dhe këtë që ndodhi në fund që është rezultat i kësaj strategjie tensioni i projektuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Luarasi: Meta është zgjedhur president me votat e mazhorancës tuaj. Keni thënë që doni një president nga opozita. A ju duket që ka qenë eksperiment i dështuar?

Rama: Nuk ka qenë eksperiment, por zgjedhje e imponuar. Kur e kemi zgjedhur, opozita nuk ka qenë në sallë. Meta është zgjedhur president me votat e tij. Nuk po them që ka qenë e imponuar në kuptimin që e kam pasur parasysh se cfarë do ndodhte, ka qenë e imponuar nga numrat duke pasur parasysh ecurinë e karrierës së tij. Kam qenë i bindur që ne do fitonim zgjedhjet vetëm dhe Meta do kishte një moment të rrotullimit të hënës dhe e dija që do ishte pranë opozitës, por deri këtu jo.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll