Politike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Meta: Nëse nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të

23 Prill 2021, 19:35 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Meta: Nëse nga organet e drejtësisë,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë tregon se është përfshirë kryeministri Edi Rama.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Meta tha se Policia e Shtetit duhet të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars.

“Nëse ngjarja tragjike e ndodhur në Elbasan, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të. Për ngjarjen e Elbasanit, Policia e Shtetit të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës,”- tha Meta.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta vritet pjerin xhuvani ilir meta vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll