Politike

Presidenti Meta: Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Do dalin cfurqet

23 Prill 2021, 19:36 Nga DOSJA
Presidenti Meta: Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar daljen me sfurqe më 25 prill, nëse preket qiftë edhe një vote.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se nuk ka ambasadë që t’i bëjë strehë kryerilindasit nëse preket vota e shqiptarëve.

“Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Cfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur. Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë. Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama,”- tha Meta.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll