Aktualitet

Sherr në Tiranë, katër persona dhunojnë një tjetër në Allias, terrorizojnë lagjen me armë zjarri

23 Prill 2021, 19:05 Nga DOSJA
Sherr në Tiranë, katër persona dhunojnë një tjetër

TIRANË– Katër persona kanë dhunuar me sende të forta një tjetër person mbrëmjen e sotme, duke e bërë atë për spital. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Personi me inicialet B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta personin me inicialet J. H.. Në largim e sipër njëri prej 3 personave të paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e katër personave që dhunuan një tjetër mbrëmjen e sotme. I lënduari ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i policisë Tiranë

Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.. Në largim e sipër njëri prej 3  shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2021, 15:44

Video/ Aksident në Xibrakë, përmbyset kamioni

ELBASAN-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në afërsi të fshatit Xibrakë. Pamje të siguruara nga dosja.al tregojnë që një ka...