Aktualitet

Vendimi për karantinën e emigrantëve, KQZ i “kalon topin” MSH-së: Çështja është jashtë kompetencave tona

23 Prill 2021, 17:09 Nga DOSJA
Vendimi për karantinën e emigrantëve, KQZ i “kalon

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit ka hequr nga përgjegjësitë vendimin e Komitetit të Ekspertëve për karantinën 2-javorë të emigrantëve shqiptarë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Celibashi gjatë mbledhjes së KQZ-së pasditën e sotme tha se kjo çështje është jashtë kompetencës së tij dhe kërkesën për anulimin e vendimit do t’ja përcjellë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.     

Kërkesën për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantinën e emigrantëve, në KQZ e depozitoi Presidenti i Republikës Ilir Meta, Partia Demokratike si dhe zyra e Avokatit të Popullit, duke e quajtur këtë vendim politik dhe të padrejtë.

“Çështja në fjalë është jashtë kompetencës sime. Është kompetencë e Ministrit të Shëndetësisë. Këtë kërkesë do t’ja përcjell menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale”, tha Celibashi.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Kjo masë u mor nga Levizja Socialiste për Integrim si një bllokim i votave për kandidatin e tyre Vangjel Tavo, i cili njihet për mbështetjen që ka në zonat minoritare.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan celibashi karantina 2 javore per emigrantet ilirjan celibashi karantina 2 javore per emigrantet

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2021, 15:44

Video/ Aksident në Xibrakë, përmbyset kamioni

ELBASAN-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në afërsi të fshatit Xibrakë. Pamje të siguruara nga dosja.al tregojnë që një ka...